Kontaktoni

info@gazeta10.com

Sport

Bundesliga rikthehet këtë fundjavë, me xhiron e 25-të

Gazeta10
17 March 2023 - 15:00

Gjatë kësaj fundjave rikthehet Bundesliga, me xhiron e 25-të, ku pritet të zhvillohen disa ndeshje mjaft interesante.

Kampioni aktual, Bayern Munchen, do jetë mysafir i Bayern Leverkusen sfidë kjo e cila zhvillohet ditën e diel me fillim nga ora 17:30.

Bavarezët kërkojnë fitoren e 4-të rradhazi në Bundesligën gjermane, për të përforcuar tutje kreun e tabelës.

 Ndërkohë skuadra e udhëhequr nga Xabi Alonso, me ndihmën e tifozëve kërkon që të befasojë Bayernin, dhe të vazhdoj me rezultate pozitive në kampionat.

Sfidë tjetër interesante këtë javë pritet të jetë ajo mes Dortmund dhe Koln.

Skuadra e udhëhequr nga Edin Terzic kërkon rikthimin tek fitoret pas barazimit me Schalken javën e kaluar. Dortmund llogaritet favorit në këtë takim me Koln e cila nuk din për fitore në 4 xhirot e fundit. Ndeshja nis me fillim nga ora 18:30.

Tjetër sfidë e paraparë të zhvillohet këtë javë, është ajo mes Bochum dhe Leipzig.

Mysafirët kërkojnë të lënë prapa krahëve humbjen e thellë ndaj Manchester Cityt në Ligën e Kampionëve me rezultat 7-0, dhe të vazhdojnë ecurinë pozitive në kampionat. Kjo sfidë luhet të dielën me fillim nga ora 15:30.

Më të lexuarat
Nga Rubrika

Gazeta10, © 2026 Të gjitha të drejtat e rezervuara.