Gazeta10

Kongresistët amerikanë, Blinkenit: Çështja e shqiptarëve në Serbi duhet të përfshihet në marrëveshjen finale

​Para takimit të radhës Kurti-Vuçiq që do të mbahet në Ohër, çështja e Luginës zyrtarizohet në majat e diplomacisë dhe vendimmarrjes politike amerikane, kështu ka shkuar deputeti shiptar në Kuvendin e Serbisë Shaip Kamberi.

Pak para takimit të Ohrit në procesin e dialogut Kosovë – Serbi, Sekretari i Shtetit të SHBA-ve, z. Blinken, pranon mesazh të fuqishëm nga Kongresi Amerikan për çështjen e Luginës së Preshevës.

Deputeti Kamberi ka njoftuar që bashkëkryesuesit e Grupit për Çështje Shqiptare në Kongresin e SHBA-ve, Kongresistët Himes dhe Torres, i kanë dërgar letër zyrtare Sekretarit Blinken përmes së cilës kërkojnë që të drejtat e shqiptarëve në jugun e Serbisë, respektivisht në Luginën e Preshevës, të trajtohen në mënyrë reciproke me ato të minoritetit serb në Kosovë.

Kongresistët i shkruajnë Blinken se “plani i tanishëm 11-pikësh [Propozimi Evropian] nuk përmend askund të drejtat e minoritetit [shqiptar]…dhe ne insistojmë që kjo çështje të përfshihet në marrëveshjen finale.”

Përderisa po insistohet për Asociacionin e Komunave me Shumicë Serbe në Kosovë, “ne kërkojmë dhe avokojmë tek ju për trajtim reciprok të minoritetit shqiptar në jug të Serbisë, apo për një asociacion të ngjashëm për ta”, theksohet në letrën kongresionale.

Kongresistët e pëfundojnë letrën duke thënë se “ne qëndrojmë fuqishëm në përkrahje të dialogut dhe ju inkurajojmë që t’i trajtoni në mënyrë të barabartë të drejtat e minoriteteve në të dyja vendet.”

“Jashtëzakonisht mirënjohës miqve tanë në Kongres për përkrahjen e parezervë ndaj kërkesave të drejta dhe legjitime të shqiptarëve etnik në Luginë të Preshevës, është shprehur Kamberi. /Gazeta10/

NË FOKUS

Screenshot 2024-04-30 145413
Videoja tmerruese e abuzimit seksual: Arrestohet personazhi i Tik-Tokut nga Klina
Influ
Momenti kur qëllohet për vdekje influencierja e njohur
sr
E shpallën të vrarë nga Rrustë Llapi, bëhet i gjallë serbi në Gjermani
lumbardhi kaderi
Lumbardhi dhe Kaderi i japin fund lidhjes? Ky detaj bëri “lëmsh” të gjithë
arrestohett
Arrestohet një burrë në Klinë
lumi
Po flitet se u nda me Kaderin, reagon Lumbardhi
sh
Shqiptari vret pronarin e një lokali në Gjermani, pamje nga vendi i ngjarjes
IMG_5310
“Ka vetu, e ka bo Zoti dritë dhe e kom pa atë njeri”, thotë dëshmitarja për vrasjen e trefishtë në Gllogjan