
Ish aktivisti i Lëvizjes Vetëvendosje, Arbër Ahmeti ka postuar në rrjetet sociale një vendim të para dymbëdhjetë vitesh të partisë që sot është në pushtet, VV.
Në të, vetë Ahmeti tregon se ishte përjashtuar nga Vëvendosje me disa motive:
“A ka dikush që punon mirë me xham dhe korniza se po m’duhet për këtë me e vendos mbi oxhak?” ka shkruar Ahmeti.
Vendimi i përjashtimit mban datën 12 shkurt 2010. Të tilla vendime u ishin dhënë edhe shumë aktivistëve të tjerë të Lëvizjes, nga lidershipi i asaj kohe – për shkak të pakënaqësive të brendshme.
Kjo praktikë dhe gjuha e përdorur nga Vetëvendosje ishte dënuar e kritikuar nga shumë aktivist të shoqërisë civile e opinionist.
