Kontaktoni

info@gazeta10.com

Sport

Ibrahimovici bëhet lojtari më i vjetër që shënon gol në Serie A

Gazeta10
18 March 2023 - 22:17

Sulmuesi Zlatan Ibrahimovic ka shkruar histori të shtunën mbrëma. Ai ka shënuar gol për Milanin ndaj Udineses për t’u bërë realizatori më i vjetër në histori të Serie A.

Me 41 vjet e 166 ditë saktësisht, Ibra shënoi nga pika e bardhë në minutën e tretë të kohës shtesë në pjesën e parë. Në fakt Ibra dështoi në tentimin e parë, por penalltia u përsërit pasi një lojtar i Udineses hyri më herët në zonë.

Pas pjesës së parë Udinese po udhëheq 2:1. Beto shënoi për 2:1 në minutën e gjashtë të kohës shtesë.

Robert Pereyra kaloi në epërsi Udinesen në minutën e dhjetë, ndërsa për 1:1 shënoi Ibrahimoviqi.

Ai startoi te Milani dhe është kapiten.

Më të lexuarat
Nga Rubrika

Gazeta10, © 2026 Të gjitha të drejtat e rezervuara.