
Kryetari i BDI-së, në Maqedoninë e Veriut, Ali Ahmeti është takuar sot në Ohër me emisarin e posaçëm amerikan për Ballkanin Perëndimor, Gabriel Escobar.
Ai në një postim në Facebook tregoi se biseduan me diplomatin amerikan për takimin e sotëm në Ohër.
Ahmeti shton se me Escobarin kanë diskutuar mbi rëndësinë jetike të zgjidhjes së kontestit mes Kosovës dhe Serbisë.
“Kënaqësi të takoja sot Zëvendës Ndihmës Sekretarin Amerikan të Shtetit dhe Përfaqësuesin Special për Ballkanin Perëndimor, z. Gabriel Escobar dhe Ambasadoren e 🇺🇸 në vendin tonë, znj. Angela Aggeler. Diskutuam mbi rëndësinë jetike të zgjidhjes së kontestit mes Kosovës dhe Serbisë për stabilitetin dhe ardhmërinë europiane të mbarë rajonit. Shpreha mirënjohje për rolin e jashtëzakonshëm të 🇺🇸 në të gjitha proceset e paqebërjes dhe konsolidimit demokratik të vendeve të Ballkanit Perëndimor”, ka shkruar Ahmeti./Gazeta10