
Ka filluar transmetimi i “House of the Dragon” – një nga serialet e shumta të përfolura të “Game of Thrones”.
“House of the Dragon” – që është spinoff – rrjedh nga një histori ekzistuese, por që merret me të tjera detaje, transmeton Gazeta10. Në këtë rrjedhë, seriali paraqet ngjarjet që kanë ndodhur 200 vjet përpara të “Game of Thrones”.
Sezoni i parë ka dhjetë episode dhe do të transmetohet çdo të diel në HBO MAX.
Premiera e tij u transmetua më 21 gusht, teksa sezoni përfundon më 23 tetor./Gazeta10