
Mbrojtësi i Barcelonës, Ronald Araujo ka pësuar një lëndim në muskul dhe pritet të jetë jashtë fushave të blerta 2 deri në 3 javë.
Uruguajani ka pësuar një lëndim në ndeshjen kundër Real Madridit, që e Barcelona e fitoi me rezultat 2-1.
Për shkak të këtij lëndimi, Araujo do ta humbasë grumbullimin me kombëtaren e Uruguajit për ndeshjet e marsit, por do të jetë në dispozicion te ekipit katalan për ndeshjet e ardhshme.
Araujo këtë sezon ka qenë njëri nga lojtarët kryesorë të Barcelonës në repartin defanziv.