Kontaktoni

info@gazeta10.com

Sport

Kosova me dy medalje të bronzta nga Kupa Botërore në boks

Gazeta10
20 March 2023 - 17:19

Kosova ka rrëmbyer dy medalje të bronzta nga Kupa e Botës në boks që po mbahet në Budva.

Liberta Haxholli në kategorinë 75kg dhe Donat Syla në kategorinë  92kg, fituan medaljet e bronzta,  vendin e tretë në Kupën Botërore në boks “Adriatic Pearl” në Budva ku pjesëmarrës ishin 23 shtete.

Drejtësinë në këtë kup botërore ndau gjyqtari ndërkombëtar Latif Demolli.

Selektori Faton Xhakli dhe trajneri Nazim Halili u shprehen se nuk janë shumë të kënaqur me boksin që treguan boksierët tanë kur e dimë se në muajin prill na pret Kampionati Evropian U18 në Jerevan (Armeni) dhe duhet punuar dhe përgatitur maksimalisht për ketë kampionat evropian.

Më të lexuarat
Nga Rubrika

Gazeta10, © 2026 Të gjitha të drejtat e rezervuara.