Kontaktoni

info@gazeta10.com

10 LIVE

Ahmeti tregon se si Gjykata Speciale nuk e njohu gjuhën shqipe – paralajmëron vëmendje të mediave atje

Gazeta10
20 March 2023 - 18:30

Gjykata Speciale nuk e ka njohur aplikimin në gjuhën shqipe për t’i vizituar ish-krerët e UÇK-së në Hagë për gazetarët kosovarë që po qëndrojnë në vizitë në Holandë.

Drejtori i Kanal10, Arben Ahmeti ka treguar në Info10 se atyre u ishte kërkuar aplikimi të bëhet në gjuhën angleze, por që as ai nuk u pranua për shkak se kishin kaluar 15 ditë kohë, shkruan Gazeta10.

Madje, Ahmeti ka kritikuar edhe mungesën e mbulimit medial të Speciales, gjë që sipas tij, po i mundëson kësaj gjykate të punojë pa asnjë presion e përgjegjësi.

“Ne bëmë kërkesë që t’i vizitojmë,. Por, për herë të parë gjykata ka vendosur që aplikimet tona në gjuhën shqipe për vizitë te ish-krerët, të mos i trajtoj, të kërkoj aplikim edhe në gjuhën angleze.Pastaj kur i kemi bërë pas 4-5 ditësh, na është kërkuar që ta shtyjmë datën e vizitës sepse kishte kaluar 15 ditëshi. Dyshim im është se s’ka të bëjë me gjuhën shqipe, por s’ju pëlqen shumë që ka gazetarë këtu. Është një qetësi, ngadalësim, mungesë e presionit e pa asnjë përgjegjësi. Kjo është padrejtësia e madhe e radhës që po ju bëhet ish-krerëve.”, tha Ahmeti tutje.

Më 3 prill në Prishtinë e në Hagë është paralajmëruar edhe një marsh qytetarë në mbështetje të ish-krerëve që po mbahen në paraburgim.

 “Prej 3 prillit do të prishet kjo qetësia dhe ngadalësia që funksionon Gjykata Speciale. Shoqëria kosovare është e interesuar që të ketë drejtësi për secilin krim të pretenduar. Por, natyrisht kërkesa për drejtësi s’mund të bëhet nga trillime, procese e dëshmi të fabrikuara për shkak të interest të Serbisë. Të gjithë jemi për process të drejt, por ngadalësia e tij mund të jetë padrejtësi në vetëvete. Sot do të duhej që secili prej nesh të tmerrohet nga ideja që Specialja përmes dëshmive irelevante do ‘ti duhet 6 vjet për t’i trajtuar”, tha ai.

Ahmeti nga Haga ka paralajmëruar që procesi gjyqësor që pritet të mbahet më 3 prill, pritet të përcillet me vëmendje të madhe mediale. /Gazeta10

Më të lexuarat
Nga Rubrika

Gazeta10, © 2026 Të gjitha të drejtat e rezervuara.