Kontaktoni

info@gazeta10.com

Lajme

AKB: Mbi 1 milion euro humbje të bizneseve nga reduktimet e energjisë elektrike

Gazeta10
22 August 2022 - 19:35

Raporti: Egzona Shala

Reduktimet e energjisë elektrike po shkaktojnë dëme tek kompanitë e mëdha. Përfaqësuesit e fabrikës “Liri” në Prizren thonë se reduktimet po shkaktojnë vonesa në prodhimin e produkteve dhe frikë nga prishja e pajisjeve të tyre. Nga Aleanca Kosovare e Biznesit kanë thënë se vetëm gjatë 24 orëve, nga të gjitha kompanitë në vend ka humbje mbi 1 milion euro. E nga KEDS kanë thënë se sipas Udhëzimit Administrativë të Ministrisë së Ekonomisë nuk parashihen bizneset, shkruan Kanal10.

Mbi 200 produkte të kompanisë “Liri”në Prizren prodhohen në këtë hapësirë me makineritë e fundit në treg.

Por, ditëve të fundit, puna e tyre nuk po funksionon rregullisht për shkak të ndërprerjes së vazhdueshme të energjisë elektrike.

E si pasojë e reduktimeve, menaxherja e eksportit, Ardita Jashari, thotë se kanë vonesa në prodhim për të eksportuar produktet në 20 vendet evropiane.

Ata thonë se kanë investuar mbi 50 mijë euro për vendosjen e trafos, andaj kërkojnë nga KEDS-i që mos të përfshihen në reduktime pasi po i sjellin dëme kompanisë.

E nga Aleanca Kosovare e Bizneseve kanë thënë se në bazë të hulumtimeve, janë mbi  1 milion euro humbje të kompanive vetëm për një ditë.

Agim Shahini ka thënë se KEDS-i dhe Qeveria e Kosovës duhet të bëjë zgjidhje, në mënyrë që bizneset të mos kenë humbje.

E nga KEDS-i kanë thënë se janë duke punuar sipas Udhëzimit Administrativ të lëshuar nga Ministria e Ekonomisë, në të cilën nuk parashihen bizneset.

“Ne jemi duke vepruar sipas UA 04/2017 të nxjerrë nga Ministria e Ekonomisë, për Masat Kufizuese, dhe sipas këtij UA nuk përjashtohet askush, përpos Konsumatorëve të Mbrojtur. Pra, kategori të tilla, janë dhe mund të jenë në plan të kufizimeve sipas instruksioneve që marrim”, ka thënë për Kanal10 Margarita Rashiti – Zyrtare për media KEDS.

Kosova ka hyrë në javën e dytë të përballjes me reduktime të energjisë elektrike. /Gazeta10

Më të lexuarat
Nga Rubrika

Gazeta10, © 2026 Të gjitha të drejtat e rezervuara.