
Një pjesë e një dokumentari “The Pressure Game” që po krijohet nga përfaqësuesja e Zvicrës ka zgjuar sërish vëmendjen e mediave serbe.
Padyshim që kjo lidhet me deklaratat e futbollistit nga Kosova, Granit Xhaka të dhëna pikërisht në këtë dokumentar.
“Unë jam krenar që luaj për Zvicrën, por origjina ime, gjaku im është Kosova”, ka thënë Xhaka.
Mediat serbe e kanë cituar këtë deklaratë duke e bërë lajm në ballinat e tyre.
Xhaka do të udhëtojë për në Serbi, pasi që NoviSad përfaqësuesja e Zvicrës do të përballet me Bjellorusinë./Gazeta10/