Kontaktoni

info@gazeta10.com

Duhet Lexuar

Agim Ademi ende në spital, QKUK del me njoftim për gjendjen e tij shëndetësore

Gazeta10
23 March 2023 - 12:38

Kryetari i Federatës së Futbollit të Kosovës, Agim Ademi, është ende i shtrirë në Klinikën e Kirurgjisë Torakale në QKUK. Dje iu shqiptua masa e ndalimit prej 48-orësh për shkak të dyshimeve për keqpërdorime. 

Drejtori i Klinikës së Kirurgjisë Torakale, Nazmi Kolgeci, ka thënë të enjten për KOHËN se gjendja shëndetësore e Ademit, është e mirë.

“I kemi marrë analizat dhe presim rezultatet. Gjendja e tij është e mirë, nuk është e keqe. Ai është ende i shtrirë dhe në bazë të rezultateve do të merret vendimi. Ende nuk kemi rezultate, por gjendja nuk është e keqe, por do të shohim si na vjen rezultati i rëntgenit më pas do të veprojmë”, ka thënë Kolgeci për KOHËN.

Agim Ademi është në mbajtje për 48 orë pasi dyshohet se ka keqpërdorur buxhetin e institucionit që ai drejton, Federatës së Futbollit të Kosovës.

Në raportin 24-orësh të Policisë, është konfirmuar se Ademi dyshohet se ka kryer veprat penale “keqpërdorim i besimit” dhe “shmangie nga tatimi” që lidhen me FFK-së.

Agim Ademi ditë më parë u lirua nga akuzat për një rast të ndodhur shumë vjet më parë e që nuk ishte i lidhur me futbollin.

Më të lexuarat
Nga Rubrika

Gazeta10, © 2026 Të gjitha të drejtat e rezervuara.