Kontaktoni

info@gazeta10.com

Sport

UEFA nis hetimet për skandalin me refer të Barcelonës

Gazeta10
23 March 2023 - 15:34

Skandali se Barcelona ka paguar referin Negreira vazhdon t’i shkaktojë probleme klubit, tashmë me UEFA-n që ka konfirmuar se ka nisur hetimet ndaj rastit në fjalë.

Është publikuar se gjigandi i La Ligas, Barcelona ka paguar 7.3 milionë euro në drëjtim të ish-zëvendëspresidentit të Komitetit të Referëve në Spanjë, Jose Enriquez

Negreira gjatë periudhës kohore 2001 – 2018.

Tashmë ështe konfirmuar se trupi qeverisës i futbollit evropian, UEFA do të përfshihet në këtë rast.

“Në dakordim me Rregulloren Disiplinore të UEFA-s, inspektorë disiplinorë janë caktuar të nisin një hetim për një shkelje potenciale të ligjeve të UEFA-s nga klubi i Barcelonës, e cila shkelje ka lidhje me të ashtuquajturin “Rasti Negreira”.”, thuhet në njoftimin e UEFA-s.

Barcelona këmbengul se nuk ka bërë asgjë gabim dhe se asnjëherë nuk ka pranuar favore nga referët e ndeshjeve kinse si pasojë e pagesës ndaj Negreira, e cila sipas raportimeve thuhet të ketë ndodhur gjatë kohës më të lavdishme të këtij klubi.

UEFA, së bashku me autoritetet spanjolle, dëshirojnë të vërtetojnë se asnjë akt i korrupsionit nuk ka ndodhur në Kataluni, në mënyrë që konkurrenca në La Liga dhe integriteti i sportit në këtë shtet të mos vihet në dyshim.

Më të lexuarat
Nga Rubrika

Gazeta10, © 2026 Të gjitha të drejtat e rezervuara.