
Ka përfunduar me barazim ndeshja e parë e Kosovës në kuadër të kualifikimeve për “EURO 2024”, të cilën “Dardanët” e zhvilluan ndaj Izraelit.
Në takimin që u zhvillua në “Bloomfield Stadium”, ndeshja përfundoi me rezultat 1-1.
Golin e parë në ndeshje e shënoi kapiteni i Izraelit, Eli Dasa, duke shënuar në portën e tij.
Pjesa e parë përfundonte me dominimin e Izraelit, mirëpo me epërsinë e Kosovës.
Ndërsa, në pjesën e dytë, pavarësisht rasteve të mira për Kosovën, Izraeli shënoi në minutën e 57-të përmes Peretz.
Ky ishte epilogu final i takimit, me dy kombëtaret që ndajnë nga një pikë.