
Ish-kryeministri, Avduallah Hoti ka listuar disa nga problemet me të cilat ballafaqohen qytetarët si pasojë e vendimeve të qeverisë.
Hoti ka përmendur rritjen e tatimit në pronë, paralajmërimet për shtrenjtim të energjisë elektrike, gjendjen e rëndë në Trust, mungesën e investimeve, çmimet e larta të produktve e të tjera.
“Askush nuk flet as nuk merret me zhvillim ekonomik dhe punësim. Nuk e sheh një ngjarje të vetme ku promovohet një fabrikë e re apo një projekt i ri. Si u katandisëm kështu?!”, ka shkruar Hoti.