
Veprimtari për të drejtat e njeriut, Murat Musliu njëherësh edhe një prej organizatorëve të demonstratave të vitit 1981 ka deklaruar se pikërisht në këtë vit është ndërprerë edhe përhapja e jugosllavizmit në Kosovë.
Musliu në debatin për demonstratat e 81-ës në Politiko në Kanal10, tha se aso kohe nëpër konvikte të studentëve këndoheshin këngë serbe, shkruan Gazeta10.
Ndërsa ka folur për zhvillimet studentore, ai theksoi se me vjedkjen e liderit të Jugosllavisë, Josip Broz Tito, Serbia kishte filluar me marrjen e kompetencave të autonomive, siç është Vojvodina, Novi Sadi e pjesë tjera.
“1981 e ka ndërpre jugosllavizimin e Kosovës. Më 1981 kanë kënduar këngë serbisht nëpër konvikte. Më kujtohet një këngëtar serb në Mitrovcië 20 mijë vetë i ka pasë në stadium. Ku është Vojvodina sot, ku janë pjesët tjera, ku është Novi Pazari sot? E ka përshpërjetuar kjo edhe ka bërë themelimin e UÇK-së.”, tregoi Musliu në Politiko./Gazeta10