
Aleanca për Ardhmërinë e Kosovës(AAK) po kërkon që pushteti ta ndal presionin politik që po e bënë karshi institucioneve të pavarura sidomos ndaj Gjykatës Kushtetuese.
E nga kjo parti akuzojnë Qeverinë e Kosovës në këto dy vite të qeverisjes se nuk ka punuar në interes të qytetarëve të Kosovës.
Këto komente përfaqësuesit e AAK-së i bënë në një konferencë për medie pas takimit që zhvilluan me asamblistët e Kuvendit Komunal të Prishtinës.
Shefi i grupit parlamentar të AAK-së, Besnik Tahiri u shpreh se qasje e qeverisë është autoritare me presion politik karshi institucioneve të pavarura kushtetuese.
Deputeti Tahiri theksoi se presioni politik mbi Gjykatën Kushtetuese duhet të ndalet menjëherë.