Kontaktoni

info@gazeta10.com

Lajme

Haradinaj për shpërthimin e gjeneratorit: Kanë nisë me e hangër turpin me bukë

Gazeta10
23 August 2022 - 16:55

Kreu i Aleancës për Ardhmërinë e Kosovës, Ramush Haradinaj ka reaguar lidhur me shpërthimin e gjeneratorit të Ministrisë së Infrastrukturës, të martën në Prishtinë.

Haradinaj madje për ministrat e Kurtit ka thënë se “kanë agregatë edhe me i’a shti flakën, pavarëisht sa kushtojnë”, shkruan Gazeta10.

“Ministrat kanë agregatë, kryeministri ka agregat, edhe ministritë kanë, bile edhe me ua shti flakën, pavarësisht se sa kushtojnë. Po çka të bëjnë ata që s’kanë as agregatë e besa po kanë gjithnjë e më pak gjithçka tjetër! Kryesorja, vala 58 e shitjes së pronës publike po vazhdon! Këta pos që po i hanë fjalët e veta, kanë nisë me e hangër turpin me bukë!”, ka shkruar Haradinaj në Facebook. /Gazeta10

Më të lexuarat
Nga Rubrika

Gazeta10, © 2026 Të gjitha të drejtat e rezervuara.