Kontaktoni

info@gazeta10.com

Lajme

Presidenti slloven – Vuçiqit: Hiq dorë nga ‘bota serbe’

Gazeta10
23 August 2022 - 17:11

Vuçiçit personalisht i kam kërkuar që të del publikisht e të distancohet kategorikisht nga ‘bota serbe’, i ka thënë presidenti slloven, Borut Pahor gazetës kroate “Nacional”.

Në gazetën kroate Pahor pohon t’i ketë kërkuar presidentit serb, Aleksandër Vuçiç, gjithashtu që të tërheq edhe mbështetjen ndaj nacionalistit serb të Bosnje-Hercegovinës, Milorad Dodik.

Presidenti slloven lajmëroi se temë e samitin Brdo-Brijuni më 12 shtator do të jetë edhe dalja me një deklaratë të përbashkët rreth Ligjit Zgjedhor në Bosnje-Hercegovinë.

Intervista ende nuk është publikuar, teksa gazeta kroate njofton se do të jetë në numrin e ri të shtypur.

Më të lexuarat
Nga Rubrika

Gazeta10, © 2026 Të gjitha të drejtat e rezervuara.