Kontaktoni

info@gazeta10.com

Duhet Lexuar

Kolegji Universum me standard të ri të arsimit të lartë, bashkëpunim me universitetin më të madh në ShBA

Gazeta10
29 March 2023 - 18:22

Zëvendëspresidenti i Kolegjit Universum, Uran Rraci ka treguar në “Info10” se që nga prilli ky kolegj do të transferohet si pjesë e universitetit më të madh publik në Shtetet e Bashkuara të Amerikës, Arizona State University.

Rraci ka thënë se ka dy vite që si institucion janë duke punuar që të marrin vlerësimin pro bashkëpunimit nga Universiteti i Arizonës dhe të bëhen pjesë e Sintana Us Alliance.

“Në vazhdën e bashkëpunimeve ndërkombëtare që Kolegji Universum ka,  kjo ka qenë vetëm një proces organik që bashkëpunimet që kemi me institucionet e arsimit të lartë në Evropë, kolegji universum që tashmë do të njihet si Universum International College të zhvilloj një bashkëpunim, partneritet strategjik me Arizona State University, që është universitet publik më i madh në SHBA. Është një prej institucioneve të arsimit të lartë që zakonisht zhvillon bashkëpunime me kolegje në vende të ndryshme të botës, në mënyrë që t’i transformojë ato dhe t’i shëndrroj ato në institucione të klasit botëror. Këtë fat e ka edhe institucioni jonë që për dy vite jemi duke u marrë me vlerësimin nga Arizona, që të bëhemi pjesë e aleancës Sintana Us Alliance, që ky bashkëpunim të thellohet më tepër dhe t’u jepet një mundësi krejt studentëve që regjistrohen tek ne.”, ka thënë ai.

Sa i përket pjesës së ndryshimeve, Rraci ka thënë se ndryshimi do të jetë gjithëpërfshirëse  sepse nuk do të merret vetëm më një program, por krejt insitutcionin.

‘Nga data një prill Arizona State University në kuadër të Sintana Us Alliance, do të merr përsipër një pjesë të menaxhimit tonë dhe do të preket edhe ana operacionale në kuptimin e menaxherëve, dekanëve e drejtorëve akademikë që kemi në institucion. Por ajo çfarë është më e rëndësishme mbetet, pjesa  e korikulave, programet, pjesa e kërkimit dhe pjesa e bashkëpunimit sa i përket diplomave të dyfishta të cilat do të jenë të mundshme nga viti i ardhshëm akademik.”, ka shpjeguar tutje Rraci.

Megjithatë, se a do të ketë ndryshime në programet e studimeve në Universum, zëvendëspresidenti i këtij kolegji thotë se do të shtohen edhe programe të tjera

“Ky bashkëpunim ndahet në disa faza; e para është arituklimi apo pranimi i programeve që Universumi tashmë i ka të akredituara ndërsa faza e dytë do të jetë bashkëpunimi për programe të reja.”, ka thënë ai.

Për zgjerimin e programeve të reja, Rraci ka treguar se kanë bërë një hulumtim dhe në bazë të saj do të bëjnë disa programe që janë të nevojshme për tregun në Kosovë./Gazeta10

Më të lexuarat
Nga Rubrika

Gazeta10, © 2026 Të gjitha të drejtat e rezervuara.