Kontaktoni

info@gazeta10.com

Lajme

Raporti i Kanal 10: Dyshja euro-amerikane për epilog final në dialogun Kosovë-Serbi

Gazeta10
23 August 2022 - 18:45

Raporti: Arta Mustafa

Ardhja e dy emisarëve për dialogun në Kosovë, po konsiderohet si indikacion pozitiv për dhënien e një epilogu, procesit të bisedimeve mes dyja vendeve, raporton Kanal10.

Njohësi i marrëdhënieve ndërkombëtare, Shqiprim Pula, ka thënë se bashkësia ndërkombëtare duhet ta drejtoj presionin tek pala serbe, pasi sipas tij, janë fajtorët për pengimin e progresit në dialog.

Nga ana tjetër, njohësi tjetër i marrëdhënieve ndërkombëtare Abit Hoxha, ka thënë se këto vizita po realizohen me qëllim për të përafruar qëndrimet e dyja vendeve.

Bashkimi Evropian ka thënë për Kanal10 një ditë më parë se vizita e Gabriel Escobar dhe e Mirosllav Lajçak në Prishtinë e më pas në Beograd, është bërë me kërkesë të Përfaqësuesit të Lartë të BE-së për Punë të Jashtme dhe Politika të Sigurisë, Josep Borrell.

Vizita e tyre ka për qëllim gjetjen e një zgjidhje për të shmangur tensionet, pasi qeveria e Kosovës ka paralajmëruar se nga 1 shtatori, do të hyj në fuqi vendimi për ndalimin e targave të paraluftës dhe reciprociteti në dokumentet serbe. /Gazeta10

Më të lexuarat
Nga Rubrika

Gazeta10, © 2026 Të gjitha të drejtat e rezervuara.