Kontaktoni

info@gazeta10.com

Lajme

Alija: Nuk u mbajt asnjë seancë për krimet e luftës që nga koha e EULEX-it

Gazeta10
30 March 2023 - 18:45

“Gjykimi i krimeve të luftës pa përparim të dukshëm”, është raporti i cili u publiku sot nga Fondi për të Drejtën Humanitare që në ‘’llupë’’ kishte mos efikasitetin e treguar nga institucionet e Kosovës për të hetuar krimet e luftës në Kosovë.

Lidhur me këtë, ka folur Amer Alija nga Fondi për të Drejtën Humanitare, ka treguar se cilat janë disa nga rekomandimet që ata u kanë dhënë Këshillin Gjyqësorë na bazë të hulumtimit të tyre, duke përmendur faktin se katër lëndë që janë Gjykatën e Mitrovicës për krime lufte nuk kanë mbajtur asnjë seancë që nga përfundimi i mandatit të EULEX-it.

“Kemi rekomandime edhe për Këshillin Gjyqësor psh. katër raste për krime të luftës janë duke qëndruar ende pezull në Gjykatën Themelore të Mitrovicës që nga përfundimi i mandatit të EULEX-it pra që nga vitit 2018 asnjë seancë nuk është mbajtur në këto raste për krimet e luftës.”, ka thënë ai.

Ai ka thënë se  arsyet e mos mbajtjes së seancave në këto raste, janë jo të logjikshme, shkruan Gazeta10.

“Këto raste janë trajtuar nga EULEX-i kemi pas vendime nga shkalla e parë, por kur e kanë kthyer shkalla e dytë disa raste në rigjykim asnjë seancë nuk është caktuar. Arsyet e gjyqësorit kanë qenë të ndryshme, gjykatësi i rastit ka ndërruar jetë, jo kemi dorëheqje të gjyqtarëve serb etj. Por për katër vite nuk kemi asnjë arsyetim të logjikshëm për arsye se gjyqtarët kanë qenë aty edhe serb edhe shqiptarë që punojnë në Gjykatën themelore të Mitrovicës. Kjo s’është diçka e mirë për viktimat e krimeve të luftës sepse ata presin ndëshkim…”, ka përfunduar ai./Gazeta10

Më të lexuarat
Nga Rubrika

Gazeta10, © 2026 Të gjitha të drejtat e rezervuara.