
Shefi i Stafit të Presidentes Vjosa Osmani, Blerim Vela ka njoftuar se edhe tri makina të tjera me targa të Republikës së Kosovës janë djegur natë e mbrëmshme në Leposaviq.
Vela ka shkruar në Twitter se strukturat ilegale të Serbisë të diskredituara dhe me mbështetjen e pakësuar nga serbët e Kosovës tashmë po përdorin taktika kriminale dhe terrorizuese.
“Sundimi i ligjit do të mbizotërojë dhe çdo fajtor do të sillet para drejtësisë. Regjimi piromaniak i Vuçiqit do të dështojë”, ka shkruar tutje Vela.
Vlen të theksojmë se përveç këtyre tri veturave në veri të vendit janë djegur edhe pesë vetura të tjera brenda 2 ditëve.
Djegia e veturave në veri po ndodhë para mbajtjes së zgjedhjeve në komunat veriore dhe për këto akte kanë reaguar si institucionet vendore ashtu edhe ato ndërkombëtare. /Gazeta10/
Another 3 cars burnt in Leposavic. Discredited & with diminishing support from #Kosovo Serbs, #Serbia’s illegal structures are resorting to criminal and terrorizing tactics. Rule of law will prevail & every culprit will be brought to justice. Vučić’s pyromaniac regime will fail.
— Blerim Vela (@Blerim_Vela) April 1, 2023