Kosova Po Pret

24
DITË
14
ORË
37
MINUTA
05
SEKONDA
Kontaktoni

info@gazeta10.com

10 LIVE

Rashiq: Serbia e ka njohur “de facto” Kosovën

Gazeta10
01 April 2023 - 13:28

Ministri për Komunitete dhe Kthim në Qeverinë e Republikës së Kosovës, Nenad Rashiq, ka thënë se Serbia e ka njohur “de facto” Kosovën pas arritjes së marrëveshjes së Ohrit.

Rashiq ka potencuar se nuk e di se si mund të quhet ndryshe përveç njohje “de facto” fakti që Serbia ka pranuar që t’ia njeh dokumentet Republikës së Kosovës, shkruan Danas, transmeton Gazeta Express.

“Nëse kjo nuk është njohje de facto, atëherë nuk e di se çfarë është. Çfarë duhet të ndodhë tjetër, nëse keni integruar gjithçka… Si ka mundësi që ju i njihni dokumentet e krahinës suaj jugore? , si quhet, nëse jo njohje”, ka thënë Rashiq.

I pyetur se çfarë mund të bëjë Beogradi në lidhje me hyrjen e Republikës së Kosovës në OKB, Rashiq beson se askush nuk do ta pyes Serbinë nëse ajo pajtohet me të.

Më të lexuarat
Nga Rubrika

Gazeta10, © 2026 Të gjitha të drejtat e rezervuara.