
Kryeminsitri Albin Kurti, ka përkujtuar martirët e vrarë më 1 e 2 prill t 1999, në Gjakovë.
Kurti, përmes një shkrimi në Facebook, ka thënë s krimet e luftës, gjenocidi e krimet kundër njerëzimit nuk janë të kaluara derisa dikush nuk merr përgjegjësi e dënim për to.
Ai theksoi se krimet e Serbisë në Kosovë nuk mund të zhduken e as të harrohen.
“Kufomat në shtëpinë e Vejsave ishin krejt të karbonizuara. Unë shkova të merrja batanije në spital, por ata nuk kishin më shumë se një copë. Nëntëmbëdhjetë trupa të karbonizuar u mbështollën me një batanije. U varrosën në tre varre”, citohet një dëshmitar nga Human Rights Watch, shkruan Kurti.