Kosova Po Pret

24
DITË
14
ORË
37
MINUTA
05
SEKONDA
Kontaktoni

info@gazeta10.com

Sport

Jurgen Klopp mund të jetë pasues i Ancelottit për stolin e Real Madridit

Gazeta10
04 April 2023 - 19:03

Krerët e Real Madridit po e synojnë Juergen Kloppin për postin e trajnerit, pasi po e shohin gjermanin si zëvendësim ideal për Carlo Ancelottin.

“Marca” bën të ditur të martën se Reali tashmë ka kontaktuar me Kloppin, i cili është gati të largohet nga Liverpooli në fund të sezonit aktual.

Klopp ka kontratë me ekipin anglez deri në vitin 2026, por është i gatshëm ta shkëpusë atë pas rezultateve jo të mira këtë sezon.

Në anën tjetër, Ancelotti ka kontratë me Realin deri vitin e ardhshëm, por italiani mund të largohet në verë pasi po kërkohet edhe nga Përfaqësuesja e Brazilit.

Klopp, 55-vjeçar, është në krye të Liverpoolit prej vitit 2015, ndërsa më këtë ekip e ka fituar titullin e kampionit në Premier League dhe Ligën e Kampionëve. Si trajner, Klopp ka punuar edhe te Borussia Dortmundi e Mainzi.

Më të lexuarat
Nga Rubrika

Gazeta10, © 2026 Të gjitha të drejtat e rezervuara.