
Avokati, Florim Shefqeti në “Info10” i ka quajtur qesharake disa nga dëshmitë mbi të cilat Prokuroria Speciale ka ngritur aktakuzë ndaj ish-krerëve të UÇK-së , shkruan Gazeta10.
Një shembull të tillë ai e ka marrë, pjesën e aktakuzës ku flitet për akte çnjerëzore duke iu referuar mungesë së ujit dhe ushqimit për viktimat, për këtë Shefqeti ka thënë se si ka arritur Prokuroria ta dëshmojë se sa ka qenë i uritur një viktimë e 99’.
“Pjesa e aktakuzës që i referohet akteve çnjerëzore, në tërësinë e saj i referohet se kinse të akuzuarit veprën penale e kanë kryer si ofrimi i pamjaftueshëm të ushqimit dhe ujit dhe gjerave të tjera higjienike. Duket qesharake por aktakuza e përmban një gjë të tillë. Si arriti Prokuroria ta vërtetoj se sa ka qenë i uritur ose etur një viktimë e mundshme në vitin 99’ ose cila ka qenë sasia e mjaftueshme e ujit ushqimit nëse është ndaluar për kontroll, ose nëse është ndaluar për të u realizuar siguria e jetës së tij, kur vetë aktakuza flet se janë ndaluar edhe afër vendeve ku kanë qenë njësitet paramilitare serbe.”, deklaroi ai.
Tutje, Shefqeti ka thënë se ish-krerë t e UÇK-së po gjykohen për mungesë të mjeteve higjienike, duke pasur parasysh se nuk ka qenë kohë e hoteleve, por ka qenë kohë lufte dhe vet UÇK-ja me mjete të zjarrit kanë bërë shërimin e plagëve në mungesë të kushteve./Gazeta10