
Juventusi dhe Interi janë ndarë baras me rezultat 1-1, në ndeshjen e parë gjysmëfinale të Kupës së Italisë.
Në ndeshjen e zhvilluar në “Allianz Stadium”, të dyja golat u shënuan në minutat e fundit të ndeshjes.
Përkundër rasteve të mira që kishin për shënim të dyja skaudrat, pjesa e parë përfundoi pa gola, 0-0.
Rezultati në këtë ballafaqim u zhbllokua në minutën e 83-të, kur Juan Cuadraro kaloi “Zonjën e Vjetër” në avantazh.
Pas golit të disavantazhit, Interi shtoi sulmet dhe në minutat shtesë të ndeshjes arritën që të barazonin shifrat në 1-1.
Ishte Romelu Lukaku, i cili u tregua i saktë nga penaltia për të barazuar gjithçka në atë ballafaqim.
Ndeshja e dytë gjysmëfinale do të luhet në stadiumin “Giusepps Meazza” me 29 prill.