Kontaktoni

info@gazeta10.com

Duhet Lexuar

“Ke ardhur në Komision me deklarata të Petkoviqit”- përplasen Musliu e Bislimi

Gazeta10
06 April 2023 - 9:45

Kryenegociatori Besnik Bislimi, është duke raportuar në Komisionin për Punë të Jashtme, lidhur me marrëveshjen e fundit të arritur me kryenegociatorin serb, për personat e zhdukur me dhunë gjatë luftës së fundit në Kosovë, shkruan Gazeta10.

Bislimi, ka thënë që nuk është larguar termi ‘’të zhdukur me dhunë’’, por një fjalë tjetër që vetë pala kosovare ka kërkuara ta largoj dhe jo pala serbe.

“Unë thash fillimisht që në propozimin e fundit, për dokumentin e personave të zhdukur me dhunë, është larguar vetëm një gjysmë fjali me kërkesë të palës kosoavre, nuk ka pasur asnjë ndërhyrje nga pala serbe. Nëse u hek termi të zhdukur me dhunë, i bie që Kosova e ka hekur, e palogjikshme.”, ka thënë ai.

Tutje ai i është drejtuar deputetes së PDK-së, Ariana Musliu Shoshit, për pyetjet e saj se “është e pa logjikshme me ardh ne komision me bo pyetje me deklarta të Petkoviqit, ju më shumë i besoni Petkoviqit. As Serbia si beson atij.”.

Për këtë ka reaguar Musliu-Shoshi e cila vazhdimisht i ka ndërhyrë në fjalë zv.kryeministrit.

Bislimi ka thënë se dokumenti për marrëveshjen në Bruksel me Petkoviqin do të bëhet publik në momentin kur dy liderët e aprovojnë./Gazeta10

Më të lexuarat
Nga Rubrika

Gazeta10, © 2026 Të gjitha të drejtat e rezervuara.