Kontaktoni

info@gazeta10.com

Duhet Lexuar

Tahiri: Kurti kishte kohë të flas për Ohrin, filtera e bojlera por jo për pagën minimale

Gazeta10
06 April 2023 - 14:01

Shefi i Grupit Parlamentar të Aleancës për Ardhmërinë e Kosovës, Besnik Tahiri ka deklaruar se gjatë dy viteve të punës së Qeverisë së Kosovës, kanë parë një logjik të punës arbitrare, anti-kushtetuese dhe varfëruese.

Tahiri si iniciues ka paraqitur para deputetëve propozim rezolutën për punën dy vjeçare të Qeverisë së Kosovës, duke thënë se puna e qeverisë gjatë dy viteve është arbitrare dhe antikushtetuese.

“Shohim një logjikë të punës arbitrare, anti kushtetuese dhe varfëruese. Është arbitrare për shkak se secilin vendimi që e ka marrë në Qeveri nuk e ka konsultuar me asnjë palë, veçse kur iu ka nevojitur vota për marrëveshje ndërkombëtare . Është arbitrare në vendimet që i ka marrë, në punësimet që i ka marrë, puro me kriter politik, partiak dhe nepotizëm. Është anti-kushtetuese për shkak se që nga vendimi anti-kushtetues të shkarkimit të komisionit të pavarur të shërbyesve civil, të ligjit për prokurorisë e Kosovës, për ligje të tjera që tani kanë masë penguese në Gjykatë Kushtetuese tregojnë për një logjikë anti-kushtetuese. Tutje është logjika e punës që prodhon kriza, duke mos emruar bordin në TRUS-t kemi humbur 120 milionë euro, duke e shtyrë emërimin e guvernatorit në BQZ, kemi pas drejtpërdrejt ndikim politik nga qeveria në institucionin më të pavarur dhe më të rëndësishëm të sistemit bankar në Kosovë“, tha ai.

Ai tha se tash e dy vjet paga minimale në Kosovë është 170 euro dhe kjo qeveri nuk ka mundi të sjellë një ligj që ngrit pagën minimale.

“Kryeministri ka pas kohë të flet për Ohrin e Brukselin, për Lajçakun e Borellin, për filtera e bojlera por nuk ka pas kohë që ta bjen ligjin që do t’u mundësonte njerëzve në sektorin privat të ushtrojnë me dinjitet punën e tyre me rritjen e pagës minimale”, tha ai duke shtuar se është po kjo qeveri që nuk ka marrë asnjë masë për të mbështetur punëtorët e sektorit privat dhe mbështetjen e sektorit privat.

Ai tha se rezoluta e tyre ka 10 pika dhe është një alarm për Qeverinë e Kosovës. 

Më të lexuarat
Nga Rubrika

Gazeta10, © 2026 Të gjitha të drejtat e rezervuara.