Kontaktoni

info@gazeta10.com

10 LIVE

Instituti “Musine Kokalari” denoncon për seksizëm Besnik Bislimin

Gazeta10
06 April 2023 - 15:18

Instituti “Musine Kokalari” i ka reaguar ashpër zv. kryeministrit Besnik Bislimi për një deklaratën me të cilën iu drejtu sot  deputetes, Ariana Musliu Shoshi  duke i thënë se “është i pakuptimtë epshi i juaj për me marrë vëmendje publike”.

Sipas këtij instituti, Bislimi “duket ta ketë përdorur këtë terminologji duke e përkthyer termin “attention whore” nga anglishta. Pra “kurvë vëmendjeje”, raporton Gazeta10

“Një gjuhë e tillë përveç se mbulon mungesën e argumenteve, ravijëzon një pasqyrë jashtëzakonisht problematike për gratë e angazhuara politikisht. Bislimi duket ta ketë përdorur këtë terminologji duke e përkthyer termin “attention whore” nga anglishtja. Pra “kurvë vëmendjeje”. Theksi këtu duhet vënë te termi kurvë. Në fjalorin e gjuhës shqipe fjala epsh ka konotacion ekskluzivisht seksual. Sipas përkufizimit epshi është “Dëshirë e madhe për të plotësuar kënaqësitë trupore, zjarr i madh i mishit e i gjakut.” Rrjedhimisht askush nuk mund të ketë epsh për angazhim në politikë apo edhe për vëmendje, përveç për plotësimin e kënaqësive trupore seksualisht.”, thuhet në reagimin e tyre.

Ky institut ka kërkuar nga Qeveria e Kosovës që të distancohet nga kjo gjuhë e Bislimit./Gazeta10

Më të lexuarat
Nga Rubrika

Gazeta10, © 2026 Të gjitha të drejtat e rezervuara.