
Këtë vikend, rikthehet Premier League, ku do të zhvillohen disa ndeshje derbi.
Fokusi kryesor do të jetë në “Anfield”, aty ku Liverpooli pret liderin e tabelës, Arsenalin. “Topçinjtë” synojnë vazhdimin e serisë pozitive të rezultateve në ligë, teksa Liverpooli kërkon këndelljën pas 3 ndeshjesh pa fitore në ligë. Ky takim zhvillohet ditën e diel, dhe fillon në orën 17:30.
Kampioni aktual Manchester City, do të udhëtojnë në “Saint Mary” aty ku përballë do të kenë ekipin e Southampton. Ekipi i Pep Guardiolës vjen në këtë takim pas fitores javën e kaluar ndaj Liverpoolit me rezultat 4-1. Kjo ndeshje luhet ditën e shtunë, dhe nis në orën 18:30.
Manchester United do të jetë nikoqir i ekipit të Evertonit në sfidën që do të zhvillohet ditën e shtunë me fillim nga ora 13:30. “Djajtë e Kuq” synojnë tri pikët e radhës, që iu mundësojnë atyre vazhdimin e luftës për një pozitë që të dërgon në Ligën e Kampionëve sezonin e ardhshëm.
Chelsea do të luajë sfidën e parë nën urdhërat e trajnerit të ri Frank Lampard në udhëtim ndaj Wolves. “Blutë e Londrës” të cilët kanë pasur luhatje këtë sezon, kërkojnë fitoren e parë ne elitën e futbollit anglez pas 3 ndeshjesh pa fitore. Ky takim zhvillohet ditën e shtunë, dhe fillon në orën 16:00.
Tottenham Hotspur pret në Londër ekipin e Brightonit. Ky duel pritet të jetë një luftë kokë më kokë me dy ekipet që synojnë të arrijnë zonën Champions. Kjo ndeshje luhet ditën e shtunë, dhe nis me fillim nga ora 16:00.
Ndeshjet tjera që do të zhvillohen janë: Aston Villa – Nottingham Forest, Brentford – Neëcastle, Fulham – Ëest Ham, Leicester City – Bournemouth dhe Leeds United – Crystal Palace.