
Vedat Muriqi ka shënuar tjetër gol në elitën e futbollit spanjoll.
Ai shënoi për 1:1 në ndeshjen e Mallorcas ndaj Valladolidit, ndeshje e cila po luhet në kuadër të xhiros së 28-të në La Liga.
Sulmuesi kosovar barazoi rezultatin në minutën e 53-të.
Ky është goli i 11-të i Vedat Muriqit në La Liga këtë sezon, gjersa ka asistuar edhe në dy gola të tjerë.