Kosova Po Pret

24
DITË
14
ORË
37
MINUTA
05
SEKONDA
Kontaktoni

info@gazeta10.com

Sport

Shënon dy gola, Vedat Muriqi shpallet njeriu i ndeshjes

Gazeta10
09 April 2023 - 16:10

Gjatë ditës së diel po vazhdojnë të zhvillohen ndeshjet e mbetura të xhiros së 28-të në La Liga, me ndeshjen Valladollid – Mallorca si njëra ndër to.

Ndeshja përfundoi me rezultat të barabartë 3-3, mirëpo ajo ra në sy ishte performanca e Vedat Muriqit.

Sulmuesi kosovar shënoi dy gola në këtë ndeshje, në të dy rastet ishte për barazim të rezultatit.

Golin e parë në ndeshje e shënoi për 1-1 në minutën e 55-të, ndërsa golin e dytë e shënoi nga penaltia në minuten e 90+4’ për rezultatin 3-3.

Vedat Muriqi këtë sezon në elitën e futbollit spanjoll ka shënuar  12 gola e ka dhuruar 2 asiste.

Ndërkohë, ekipi i tij Mallorca në këtë pjesë të sezonit renditet e 12-ta në tabelë me 34 pikë të grumbulluara.

Më të lexuarat
Nga Rubrika

Gazeta10, © 2026 Të gjitha të drejtat e rezervuara.