
Federata e Futbollit të Serbisë i ka dërguar letër UEFA-s me kërkesën që të intervenohet urgjent në Kosovë, pasi nuk po lejohen aktivitetet ilegale serbe në futboll.
Në këtë letër drejtuar presidentit të UEFA-s, Ceferin, presidenti i Federatës, Dzajic dhe sekretari Surbatovic, i referohen shtetit tonë me termin ‘Kosova dhe Metohija’
Serbët pretendojnë se institucionet në Kosovë po ushtrojnë presion ndaj zyrtarëve te klubeve serbe, dhe po kërcënojnë me arrestim e burgim.
Ditë më parë Federata e Futbollit të Kosovës ndaloi aktivitetet serbe në futboll në territorin e Kosovës, pasi ato ishin ilegale.
