
Avokati Tomë Gashi i ka reaguar Prokurorisë lidhur me kualifikimin që i ka bërë rastit së sulmit të mbrëmshëm ndaj gazetarit Valon Syla duke e quajtur lëndim i lehtë trupor.
Sipas tij nuk e sulmuan Valonin tre persona për t’i shkaktuar lëndime te lehta dhe për shkak të këtyre kualifikimeve juridike – ‘te lehta’ – sulmuesit inkurajohen.
Ai ka pyetur nëse Prokuroria do ta kualifikonte kështu rastin, nëse tre persona do ta sulmonin një prokuror.
“Vec paramendone tre persona me e sulmu një prokuror për shkak se nuk iu pëlqen ndonjë vendim i tij, a do ta kualifikonte prokuroria si ‘lëndim te lehte trupor’?! Valoni është sulmuar nga tre persona vetëm për shkak te opinioneve te tij. Ne një shtet ligjor kjo nuk do te duhej te ndodhte kurrë, e nëse ndodhe nuk mund te klasifikohet si lëndim i lehte!”, ka shkruar Gashi.
Ai në fund ka shkruar “Prokurori, kthjellu!”. /Gazeta10/