
Kryeredaktori i Kanal10 njëherësh anëtar i bordit të AGK-së Naim Sadiku e ka quajtur shqetësuese sulmin fizik ndaj gazetarit Valon Syla.
Sadiku tha se sulme të tilla vijnë si pasojë e punës së gazetarëve, për çka edhe institucionet e vendit, sipas tij me urgjencë duhet tu ofrojnë siguri gazetarëve për ta ushtruar profesionin e tyre, shkruan Gazeta10.
Sadiku po ashtu ka përmendur edhe ashpërsimin e dënimeve për sulmuesit e gazetarëve.
“Nuk mjafton një dënim me gjobë, ose një seancë gjyqësore që duhet me prit me vite e vite që të përfundohet. E kemi marrë me shqetësim të thellë mungesën e reagimit të institucioneve të vendit. Kështu do të duhej të bëhej në secilin shtet demokratik që ne pretendojmë të jem. E aq më keq, që s’ka reagim nga presidentja e vendit, Vjosa Osmani.”, deklaroi Sadiku në Info10./Gazeta10