
I dërguari i Shteteve të Bashkuara të Amerikës, Gabriel Escobar, së bashku me të dërguarin e Bashkimit Evoprian, Miroslav Lajçak, gjatë ditë së sotme kanë zhvilluar takime me kryeministrin e Kosovës, Albin Kurti dhe presidenten Vjosa Osmani.
“Tanjug” raporton se pas takimit të tyre me dy liderët e Kosovës, është njoftuar se Escobar dhe Lajçak do të takohen edhe më përfaqësuesit e serbëve në veri të Mitrovicës.
Kujtojmë se, dy të dërguarit e SHBA-ve dhe BE-së, gjatë ditës së djeshme janë takuar edhe me liderët e opozitës. /Gazeta10