Kontaktoni

info@gazeta10.com

Sport

Milot Rashica pritet të huazohet te Galatasaray edhe për një sezon

Gazeta10
13 April 2023 - 13:18

Sulmuesi i kombëtares së Kosovës, Milot Rashica pritet të kalojë edhe një tjetër sezon si i huazuar te Galatasaray.

Siç raportojnë mediat turke, Galatasaray dhe Norëich City nuk kanë arritur marrëveshje për transferimin e lojtarit në mënyrë permanente dhe lojtari do të  huazohet në Turqi.

Rashica po kalon në formë mjaft të mirë në edicion e tij të parë në Turqi, ku ka arritur të shënojë katër gola dhe ka kontribuar me katër asistime në 22 ndeshje të luajtura në të gjitha kompeticionet.

Galata kishte ofruar pesë milionë euro për kartonin e sulmuesit të Kosovës, por Norëich City nuk do të pranojë asnjë ofertë nën 10 milionë euro.

Sulmuesi nga Vushtrria ka kontratë me ekipin anglez deri në vitin 2025 dhe vlera e tij në treg është rreth 7.5 milionë euro.

26-vjeçari është pjesë e kombëtares së Kosovës që nga viti 2016 dhe deri më tani është paraqitur 46 herë me “Dardanët”, prej të cilave ka realizuar tetë gola.

Më të lexuarat
Nga Rubrika

Gazeta10, © 2026 Të gjitha të drejtat e rezervuara.