Kontaktoni

info@gazeta10.com

Lajme

Rrustemi: Ishte kërkesë e LDK-së të diskutoheshin të gjitha çështjet

Gazeta10
06 August 2026 - 23:02

Deputeti i Lëvizjes Vetëvendosje, Adnan Rrustemi, i ftuar këtë të enjte në emisionin “Adresa” në Kanal 10, deklaroi se një nga arsyet pse vendi shkoi në zgjedhjet e qershorit ishte çështja e presidentit.

Sipas Rrustemit, në atë periudhë kishte pasur kërkesa edhe nga përfaqësues të LDK-së që të diskutoheshin të gjitha temat politike së bashku.

“Ne kemi shkuar në zgjedhjet e qershorit pikërisht për shkak të çështjes së presidentit. Politikisht, madje, ka qenë edhe kërkesë dhe vlerësim i vetë përfaqësuesve të LDK-së që të diskutohej për të gjitha çështjet ose për asnjërën. Kur brenda ditës e kemi konstituuar Kuvendin dhe Qeverinë, na kanë kritikuar se nuk u kemi dhënë mundësi për dialog”, tha Rrustemi.

Më të lexuarat
Nga Rubrika

Gazeta10, © 2026 Të gjitha të drejtat e rezervuara.