
Vincent Kompany është futur në listën e ngushtë të Spurs sa i përket pozitës së trajnerit tek klubi londinez.
Kompany i cili momentalisht është trajner i ekipit të sapopromovuar në Premier League, Burnley, ka impresionuar drejtuesit e Tottenhamit pasi arriti që përkundër vështirësive financiare të siguroj pjesëmarrjen në elitën e futbollit anglez sezonin e ardhshëm.
Përveç tij në listën e ngushtë të Daniel Levy bëjnë pjesë edhe emra si Julian Nagelsmann, Luis Enrique e Ruben Amorim.
Teksa Tottenham vazhdon ‘gjahun’ për të gjetur një trajner të ri, trajneri i përkohshëm Christian Stellini, ka punë të shtunën në ndeshjen që Spurs e zhvillon në udhëtim ndaj Bournemouth.
Fitorja për Spurs është e domosdoshme në mënyrë që të vazhdojnë luftën për të hyrë në top katërshe.