
Kjo fundjavë na sjell xhiron e 31-të në elitën e futbollit anglez, e cila në përbërje ka disa ndeshje derbi.
Ndeshja hapëse e kësaj xhiro luhet të shtunën e 15 prillit me filliim nga ora 13:30, sfidë e cila vë përballë skuadrën e Aston Villës me atë të Newcastle United.
Aston Villa, të drejtuar nga Unai Emery po shkëlqejnë në pjesën e dytë të sezonit, madje po kërkojnë kualifikimin në Evropë, gjersa Newcastle gjithashtu po vazhdon luftën për Ligën e Kampionëve.
Lideri i tabelës, Arsenali këtë javë udhëton për në “London Stadium”, ku do të sfidohet nga skuadra tjetër londineze, West Ham.
Ky takim do të luhet të dielen me fillim nga ora 15:00.
Ndërkohë, vendi i dytë i tabelës, Manchester City këtë vikend do të jetë nikoqir i Leicester Cityt, i cili së fundmi ndërroi edhe trajnerin.
Kjo sfidë, e cila zhvillohet në “Etihad Stadium” luhet të shtunën nga ora 18:30.
Chelsea, nën drejtimin e Frank Lampard presin në “Stamford Bridge” skuadrën e papërshtatshme të Brighton.
“Blutë e Londrës” po kalojnë në formë të tmerrshme, të cilët nuk kanë arritur të shënojnë në 4 ndeshjet e fundit, madje xhiron e kaluar u mposhtën 1-0 nga Wolverhampton.
Tottenham këtë javë do të pres në stadiumin e vet skuadrën e Bournemouth, me ndeshjen që luhet të shtunën me fillim nga ora 16:00.
Duke vazhduar luftën për një vend në Ligën e Kampionëve, Manchester United do të sfidohet të dielën nga skuadra e Nottingham Forest, me takimin që luhet në “City Ground Stadium”, duke filluar nga ora 17:30.
Ndërsa, Liverpooli gjithashtu do të jetë në udhëtim këtë xhiro, kësaj radhe i shkon skuadrës së Leedsit, ndaj të cilës pësoi disfatë herën e parë kur u takuan gjatë këtij sezoni.
Tabelës së klasfikimit në Premier League i prin Arsenali me 73 pikë, 6 më pak se Manchester City të cilët kanë një ndeshje më pak të zhvilluar. Top 4-shen në tabelë e mbyllin Newcastle United dhe Manchester United.