Kontaktoni

info@gazeta10.com

Sport

Xavi Simons po tërheq vëmendjen e klubeve angleze

Gazeta10
14 April 2023 - 11:08

Arsenal dhe Chelsea janë ndër klubet e interesuara për nënshkrimin e ish-lojtarit të akademisë së Barcelonës, Xavi Simons.

Simons kaloi 9 vite në “La Masian” e famshme, para se të largohej në drejtim të Paris Saint-Germain në vitin 2019.

Ai nuk pati asnjë paraqitje për ekipin e parë të Barcelonës, gjersa për Parisin u paraqit në 11 ndeshje për 3 vite sa ishte në kryeqytetin francez.

Holandezi iu bashkua skuadrës së PSV-së si transfer i lirë gjatë verës së kaluar, ku tashmë po shkëlqen nën urdhërat e trajnerit, Ruud van Nistelrooy.

19-vjeçari ka dalë në skenë këtë sezon me 17 gola dhe 9 asiste në 40 ndeshje në të gjitha garat me klubin e tij të ri.

Sipas mediumeve angleze dhe atyre franceze, të interesuara për situatën e Xavi Simons janë dy skuadrat londineze, Arsenal dhe Chelsea.

Kontrata aktuale e Simons me PSV-në skadon në qershor të vitit 2027, e kjo e bën skuadrën holandeze të vë një çmim të lartë për të.

E interesuar për shërbimet e mesfushorit holandez është edhe skuadra e Liverpool.

Përshtatja e Simons në disa pozita të sulmit, sidomos në pozitën 10-të, e arsyeton interesimin e Liverpool, të cilët po kërkojnë një zëvendësim për Roberto Firmino. Sulmuesi brazilian do të largohet nga “The Reds” gjatë verës si transfer i lirë.

Më të lexuarat
Nga Rubrika

Gazeta10, © 2026 Të gjitha të drejtat e rezervuara.