
Dafina Zeqiri dhe Dj Geek kanë qenë kryefjalë e mediave javët e fundit pasi janë përfolur për një ndarje.
Këto aludime nisën nga Instagrami, pasi Dafina fillimisht publikoi një status ku shkruante “Bosh”. E më pas ndjekësit vunë re se ajo dhe Geek nuk ndiqeshin më dhe kishin fshirë fotot me njëri-tjetrin.
Mirëpo, pas disa orësh çifti nisi sërish të ndiqet në Instagram.
Megjithatë ata nuk i kanë rikthyer më fotot së bashku. Më pas disa media raportuan se ata janë ndarë por do vijojnë bashkë rrugëtimin artistik.
E kur raporti profesionali vijon si më pare, duket se edhe ai personal është shumë mirë. Thënë kjo, Dafina feston sot 34-vjetorin dhe nuk ka munguar një urim publik nga Dj Geek, postimin e të cilit ajo e ka shpërndarë të parin në Instagram.
Ai ka publikuar një foto të Dafinës krah të cilës shkruan: “Gëzuar ditëlindjen, mbretëreshë!” Një urim goxha i ëmbël për një ish./Gazeta10
