Kontaktoni

info@gazeta10.com

Lajme

Ndërtesa e Qeverisë së Kosovës ndriçohet me flamurin e Ukrainës 

Gazeta10
24 August 2022 - 21:33

Qeveria e Republikës së Kosovës është veshur me ngjyrat e flamurit ukrainas, në ditën e pavarësisë së këtij shteti. 

Ndërtesa e Qeverisë së Republikës së Kosovës sonte është ndriçuar me ngjyrat e flamurit ukrainas, në nder të 31-vjetorit të Pavarësisë së Ukrainës. 

Këtë e ka bërë të ditur Kryeministri Albin Kurti, nëpërmjet një postimi në Twitter, transmeton Gazeta10. 

Që nga fillimi i luftës së paprovokuar të Rusisë, Ukraina na ka treguar vlerën e lirisë së rrënjosur në demokraci. Në solidaritet dhe festë të Ditës së Pavarësisë së Ukrainës, sot ua zgjatëm qëndrimin gazetarëve ukrainas në Kosovë, ngritëm flamurin ukrainas krahas atij të Kosovës, dhe ngjyrosëm ndërtesën e Qeverisë sonë”, ka shkruar ai./Gazeta10 

Më të lexuarat
Nga Rubrika

Gazeta10, © 2026 Të gjitha të drejtat e rezervuara.