Kontaktoni

info@gazeta10.com

Duhet Lexuar

Të shtëna në një festë ditëlindjeje në Alabama, humbin jetën 4 persona

Gazeta10
16 April 2023 - 18:17

Të paktën katër persona janë vrarë, si pasojë e të shtënave masive me armë zjarri në shtetin amerikan të Alabamas.

Mediat e huaja shkruajnë se përveç të vrarëve janë plagosur edhe disa të tjerë në një festë ditëlindje.

Të shtënat kanë ndodhur në orën 22:30 me orën lokale, të shtunën, në qytetin Dadevill.

“Këtë mëngjes, ndaj dhimbjen me njerëzit e Dadevillit, dhe banorëve të dashur të Alabamas. Krimi i dhunshëm nuk ka vend në shtetin tonë, dhe ne jemi duke u informuar nga zyrtarë për zbatim të ligjit, për më të rejat e fundit”, ka thënë guvernatorja shtetërore, Kay Ivey.

Incidenti në Alabama vjen pas të shtënave masive, që kanë ndodhur të njëjtën ditën në shtetin tjetër amerikan, Kentaki, ku kanë mbetur të vdekur dy persona dhe janë plagosur katër të tjerë.

Më të lexuarat
Nga Rubrika
Lajme
01 August 2026

Gazeta10, © 2026 Të gjitha të drejtat e rezervuara.