Kontaktoni

info@gazeta10.com

Sport

Adrien Rabiot pritet të mbetet te Juventusi

Gazeta10
17 April 2023 - 12:40

Mesfushori Adrien Rabiot nuk do të largohet nga Juventusi në fund të këtij sezoni kur edhe i skadon kontrata aktuale.

“Tuttosport” të hënën ka bërë të ditur se Rabiot parimisht ka arritur marrëveshje me Juventusin për ta vazhduar bashkëpunimin. Mësohet se Rabiot është pajtuar me kushtet e ofruara nga Juventusi dhe klubi italian së shpejti do ta zyrtarizojë marrëveshjen me francezin.

Me rinovimin e kontratës, Rabiot do të jetë pjesë e Juventusit deri në vitin 2026 me opsionin e vazhdimit edhe për një vit tjetër dhe do të ketë pagë vjetore prej 10 milionë eurosh.

28-vjeçari këtë sezon ka qenë njëri prej lojtarëve kryesorë te Juventusi, ku ka shënuar 10 gola dhe ka asistuar 4 herë në të gjitha garat.

Rabiot i ishte bashkuar “Zonjës së Vjetër” në vitin 2019 si transfer i lirë nga skuadra franceze, Paris Saint-Germain.

Mesfushori është edhe reprezentues i kombëtares së Francës, me të cilët ka fituar edhe Kupën e Botës në vitin 2018. Me Francën, ai është paraqitur në 36 ndeshje, duke shënuar tre gola.

Më të lexuarat
Nga Rubrika

Gazeta10, © 2026 Të gjitha të drejtat e rezervuara.