
Raporti: Luljeta Beselica
13 mijë e 592 euro i ka kushtuar Ministrisë së Shëndetësisë, një udhtim tre ditor në Singapor, i kryeinspektorit dhe dy inspektoreve të këtij dikasteri.
Ky udhëtim ishte bërë në qershor të këtij viti, shkruan Kanal10.
Kryeinspektori, Shaban Osmanaj dhe dy inspektore tjera të Ministrisë së Shëndetësisë, morën pjesë në kongresin e 32-të të organizuar nga Partneriteti Evropian për Organizatat Mbikëqyrëse në Shërbimet Shëndetësore dhe Kujdesin Social(EPSO), i titulluar ‘E ardhmja dixhitale dhe ndryshimet klimatike në rregullatorin shëndetësor’
Kryeinspektori Osmanaj ka treguar se zhvillimet në telemjekësi, inteligjencën artificiale, rreziqet kibernetike dhe rregullatorët e shëndetësisë, ishin disa nga temat të cilat janë trajtuar në këtë kongres.
Megjithëkëtë pjesmarrja në këtë kongres ka mundur të jetë edhe viruale, por sipas Osmanajt, prezenca ishte shumë e nevojshme, pasiqë iu ka mundësuar atyre të njihen me avancimet në shëndetësinë dixhitale.
Ai ka sthtuar se Ministria çdo vit ndan buxhet edhe për udhtime të zyrtarëve andaj nuk e sheh si problem shpenzimin e këtyre mjeteve për këtë udhëtim.
Inspektorati Shëndetësor është anëtar i EPSO-së që nga viti 2014. /Gazeta10