
Brenda 24 orëve dy sulme ndaj personave zyrtare kanë ndodhur në Pejë dhe në Gjakovë, raporton Gazeta10.
Sipas raporti të policisë në Pejë është arrestuar një mashkull pasi që kishe penguar zyrtarët policorë në kryerjen e detyrë së tij si dhe kishte shkaktuar lëndime trupore ndaj zyrtarit.
“Pejë 18.04.2023-20:15. Është arrestuar i dyshuari mashkull kosovar pasi që i njëjti i ka penguar zyrtarët policor derisa ishin në kryerje të detyrës zyrtare. Gjatë arrestimit i dyshuar ka rezistuar me ç’ rast dy zyrtarë policorë kanë pësuar lëndime trupore. Me vendim të prokurorit, i dyshuari është dërguar në mbajtje”, thuhet në raport.
Në Gjakovë sipas raportit policorë dy meshkuj janë arrestuar pasi që të njejti nuk kanë respektuar urdhërin e zyrtarëve si dhe kanë sulmura fizikishtë njërin nga zyrtarët.
“Rr. Martirët e kombit, Gjakovë 18.04.2023-09:25. Përderisa njësiti policor ne pikë kontrolli kanë ndaluar veturën me targa vendore me drejtues mashkull kosovar i cili duke mos i respektuar urdhërat e zyrtarëve policor në bashkëveprim me të dyshuarin tjetër mashkull kosovar e kanë sulmuar fizikisht njërin prej zyrtarëve. Pas intervistimit me urdhër të prokurorit të dyshuarit janë arrestuar dhe dërguar në mbajtje”, thuhet në raportin policorë. /Gazeta10/