Kontaktoni

info@gazeta10.com

Duhet Lexuar

Dita e tretë e dëgjimit të dëshmitarit, përsëri në seancë të mbyllur

Gazeta10
19 April 2023 - 11:42

Në dhomën e provave nga  Zyra e Prokurorit të Specializuar, në gjykimin kundër Thaçit dhe të tjerëve, ka filluar  dëgjimi i dëshmitari tjetër të mbrojtur i cili ka mbetur në gjysmë seanca e djeshme, identiteti të cilit nuk është bërë i ditur për publikun.

 Pjesa më e madhe e dëshmise e dëshmitarit së dytë në gjykimin kundër Thaçit dhe të tjerëve është dëgjuar në seancë të mbyllur për publikun, raporton Gazeta10.

Gjykatësi gjithashtu ka treguar se kjo dëshmi do të zgjasë për 5 ditë me radhë për dëshmitarin

Dëshmitari i dytë që po jep dëshminë e saj në Gjykatën Speciale, ka filluar me deklaratën e tij por në seancë të mbyllur.

Por, ajo që u bë e ditur nga disa pyetje të hapura është se dëshmitari është antari i LDK-së si dhe ish anatarë i UҪK-së.

Ndryshe, të hënën, në Dhomat e Specializuara ka përfunduar dëshminë e saj, dëshmitarja e parë, e cila po ashtu ishte dëgjuar në seancë private.

Pjesa më e madhe e kësaj dëshmije  është mbajtur e mbyllur që kur ka filluar.

Gjykimi ndaj ish-krerëve të UÇK-së ka nisur më 3 prill me deklaratat hyrëse të Prokurorisë dhe Mbrojtjes.

Para trupit gjykues, Thaçi, Veseli, Selimi dhe Krasniqi janë deklaruar të pafajshëm për akuzat për krime të pretenduara të luftës.

Ata ndodhen në qendrën e paraburgimit në Hagë prej nëntorit të vitit 2020./Gazeta10

Më të lexuarat
Nga Rubrika

Gazeta10, © 2026 Të gjitha të drejtat e rezervuara.